Ylli i Kosovës, Milot Rashica është shpallur kampion i Super Ligës së Turqisë me skuadrën e Galatasarayt.

Në sezonin e tij të parë me Galatasarayn, tek i cili gjendet në formë huazimi nga skuadra e Norwichit, Milot Rashica e ka fituar titullin e kampionit të Turqisë.

Ndeshja e sotme kundër Ankaragucut, e cila përfundoi 4:1 në favor të Galatasarayt ishte vendimtare për titullin e kampionit në kampionatin turk.

Sikurse në ndeshjet e tjera, Rashica shkëlqeu edhe sot duke dhënë asistim te goli i parë i Icardit kundër Ankaragucut.

Në total, Rashica ka arritur të bëjë 29 paraqitje në të gjitha garat me Galatasarayn, ndërsa ka regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime.

Top Channel