Nga Interi te Kombëtarja shqiptare, Vukaj mahnit trajnerin Tafaj: Më kujton Jamal Musialën
Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Kombëtares Shqiptare dhe Finlandës e vlefshme për Nations League dhe që do të transmetohet në Digitalb.
Në prag të kësaj sfide, Federata Shqiptare ka dale me një thirrje për tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga tribunat e Arenës Kombëtare që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave.
FSHF paralajmëron tifozët të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të dublikuara dhe të shmangin blerjet nga persona të paautorizuar apo burime të dyshimta. Në këto raste ekziston rreziku që e njëjta biletë të shitet disa herë, duke krijuar probleme në momentin e hyrjes në stadium. Gjithashtu, për të shmangur radhët dhe vonesat, FSHF këshillon të gjithë tifozët të paraqiten pranë stadiumit në kohë, duke planifikuar paraprakisht mbërritjen e tyre.
Qeveria e futbollit në vend shton se për arsye sigurie, Policia e Shtetit do të kryejë kontrolle të shtuara në hyrje të stadiumit dhe për këtë arsye ajo kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të personelit të sigurisë. FSHF fton të gjithë tifozët të tregojnë përgjegjshmëri, në mënyrë që hyrja në stadium dhe zhvillimi i ndeshjes të kalojnë sa më mirë.
Top Channel