Në një javë/ Rreth 2 mijë e 200 gjoba të vendosura dhe 15 shoferë të arrestuar

29/05/2023 12:04

Rreth 2 mijë e 200 gjoba janë vendosur gjatë javës që lamë pas në vendin tonë ndërsa 15 shoferë janë arrestuar.

Të arrestuarit akuzohen për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

– Janë vendosur 53 masa administrative që parashikojnë pezullim të drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

– Janë ndëshkuar me masë administrative 810 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

– 522 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

– 603 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

– Janë vendosur 21 masa për drejtuesit e mjeteve, personat përgjegjës, që mbajnë fëmijët nën moshën 3 vjeç në vendet e para, pa pajisje fiksuese.

– Janë vendosur 264 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA