28/12 21:03
Një shpërthim është raportuar pak pas mesnate në Rijekë të Kroacisë.
Sipas njoftimit të Policisë Primorje-Gorski, mjeti shpërthyes u aktivizua rreth orës 00:30, në afërsi të një qendre tregtare.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Pas ngjarjes, policia ka ndaluar një shtetas gjerman dhe një kroat, që dyshohet se kanë vendosur mjetin shpërthyes. Të arrestuarve u është gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet tjetër shpërthyes.
Në 21 maj, një shpërthim në qendrën tregtare Vezhica shkaktoi dëme materiale në fasadën dhe derën e godinës. Sipas mediave vendase, këto ngjarje lidhen me njëra-tjetrën, ndërkohë që ka nisur një hetim.
Top Channel