
28/02 15:24
Kryetari i ri i Zveçanit pritet të bëjë betimin dhe të marrë detyrën, pasi u votua në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
Fillimisht, u njoftua se Ilir Peci do të bënte një betim simbolik në kullën e Isa Boletinit, në fshatin me po të njëjtin emër që banohet nga shqiptarë.
Por, pas mbërritjes së grupit verifikues, kërkesa e Pecit u refuzua. Kulla i cilësua si ambient jo i përshtatshëm, ndërsa u vendos që ceremonia të mbahet në një shkollë.
Kryetarët e rinj të të katër komunave në veri të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, do të betohen në institucione publike, pasi vetë godinat e komunave nuk lirohen nga serbët.
Top Channel