Po mbronte fëmijët e tij, babai rrihet për vdekje gjatë një përleshje nga një grup adoleshentësh

24/05/2023 11:48

Një baba nga Maryland, SHBA, u rrah brutalisht për vdekje jashtë shtëpisë së tij, ndërsa mbronte fëmijët e tij nga një grup adoleshentësh dhe të rriturish që donin të përfundonin një sherr që filloi në shkollë.

Christopher Michael Wright, 43 vjeç, ishte jashtë shtëpisë së tij të premten kur u përball me tre adoleshentë dhe dy të rritur që po kërkonin djalin 14-vjeçar të të fejuarës së tij, i cili ishte grindur me një adoleshent tjetër në Brooklyn Park Middle School më parë.

“Kur Wright i tha grupit se djali nuk do të dilte jashtë për të luftuar, ata i thanë atij: Nëse ai nuk do të luftojë, atëherë ju do të luftoni,” ka treguar për mediat e huaja e fejuara e Wright, Tracy Karopchinsky.

Grupi sulmoi Wright, i cili më pas u dërgua në një spital, ku vdiq nga një dëmtim traumatik i trurit të shtunën.

Rrahja vdekjeprurëse është kapur nga kamerat e sigurisë. Tre fëmijët e Karopchinsky ishin të gjithë në shtëpi në atë kohë.

Zyrtarët e shkollës konfirmuan përleshjen në shkollë dhe thanë se tani po bashkëpunojnë me policinë e qarkut Anne Arundel gjatë hetimit të tyre, raportoi WBAL-TV.

Për momentin, për asnjë prej personave të përfshirë nuk është ngritur asnjë akuzë.

Tracy tha se prindërit duhet të marrin përgjegjësinë për atë që ajo e sheh si dhunë të shfrenuar mes adoleshentëve.

“Ata nuk na shkatërruan vetëm ne jetën. Jeta e tyre do të ndryshojë përgjithmonë. Jetët e prindërve të tyre do të ndryshojnë përgjithmonë. Ne si prindër po i dështojmë në rritjen e këtyre fëmijëve.  Nuk është përgjegjësi e shkollës. Është përgjegjësia jonë”, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA