Sonte në Post Big Brother u rikthyen edhe njëherë momentet më kulminante të spektaklit që mbajti mbërthyer shqiptarët pas ekranit për 4 muaj rresht.

I tillë ishte momenti i rikthimit të Kiarës në shtëpi, e cila ndryshe nga hera e parë që ishte e ngurtë në raport me Luizin, jo vetëm u afrua më shumë me të por nisi ‘lojën’ me banorët e tjerë.

Për këtë moment, Kiara tha se donte të rregullonte gabimet e herës së parë për shkak të presionit dhe ishte e bindur që sjellja e saj do të komentohej shumë nga jashtë.

“Unë si natyrë jam e tërhequr, ama kur bie Brenda jam kokë e këmbë. Gjithmonë i vë barriera vetes se I frikësohem gjërave që do vijnë. Është pjesë e natyrës sime. Për pjesën e rikthimit kam dashur të rregulloj disa nga gabimet e mia që aty Brenda për shkak të presionet mund të kem reaguar keq. Sido të hyja unë, prap do komentohesha me lupë. Nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim për të mërzitur kaq shumë njerëzit”- tha Kiara.

Luizi nga ana tjetër pohoi se dhe atij i bëri shumë përshtypje sjellja e Kiarës, por ajo u tregua më e afërt sipas tij, pasi mori konfirmimin nga prindërit.

“Rikthimi i saj, për hir të vërtetës, më ra edhe mua në sy sjellja e saj. Ishte shumë e sigurtë, ishte e vendosur. Unë prita pak se thash mos është ndonjë lojë e saj se kjo ka dal jashtë, Kjo ka dalë jashtë ka pasur një martesë me mua Brenda, kishim Shën Valentinin që e përforcoi. Kjo vajzë ka një familje jashtë. Kiara e kishte me siklet, më thoshte dua të takoj një nga familjarët e mia. Doli jashtë, mori konfirmimin nga familja”- tha Luizi.

Top Channel