Një 54-vjeçar është vënë në pranga, pasi kultivonte lëndë narkotike opium, në një ambient të hapur në Vlorë.

Policia zbuloi 70 bimë të mbjella në tokën e autorit me iniciale T. L., e më pas i sekuestroi si provë materiale.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Opium”. Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel