18/11 21:30
Publikohen imazhet satelitore me rezolucion të lartë që tregojnë pjesë të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut në maj të vitit të kaluar – dhe këtë muaj.
Ato tregojnë me detaje grafike nivelin e shkatërrimit që është shkaktuar. Maxar, i cili siguroi imazhet, tha se “rreshtat e ndërtesave të banimit, shkollave, dyqaneve dhe infrastrukturës tjetër janë shndërruar në rrënoja të djegura. Pjesë të qytetit që ishin veshur me pemë dhe parqe një vit më parë, tani janë zhveshur plotësisht nga çdo bimësi dhe janë të mbuluara nga pluhuri kafe/kuq dhe mbeturinat.”
Top Channel