Incident në Maliq/ Kryebashkiaku Topçiu në takim me traktoristët, Spaho filmon dhe akuzon! Përplasje mes tyre

12/05/2023 12:01

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, një tjetër incident u shënua në Maliq.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u përplas me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun. Ngjarja ndodhi gjatë takimit të Topçiut me fermerët e zonës së Vreshtanit.

Takimi u zhvillua me traktoristët. Sipas kryebashkiakut, ata do të raportonin problemet që kanë me qëllim që të bëhet regjistrimi pas njoftimit nga zëvendës ministrja e transportit për vendosjen e trargave të mjeteve bujqësore.

Spaho, që pretendon se Topçiu po shfrytëzonte postin për fushatë, nisi të filmojë takimin. Menjëherë reagoi kryebashkiaku dhe banorët e pranishëm, që shtynë demokratin dhe i rrëzuan celularin.

Pjsë nga debati:

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.

Pas ngjarjes, Spaho dhe Topçiu i janë drejtuar Komisariatit për të bërë denoncime. Ndërkohë, në deklaratat që dhanë për gazetarët, dy politikanët nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Spaho: Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për tu bërë targat. Të gjithë traktorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që s’ka lidhje fare me bashkinë as me deputetin Ilir Pendavinji apo kryetarët njësive administrative. Është një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve kur unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu sepse në fund u tha që të hënë do fillojnë regjistrimet. Nuk i takon bashkisë të merret me këtë punë, i takon Drejtorisë së Transportit. Janë mësuar të vjedhin votat, edhe në 2021 kryetarin e Vreshtasit e kam kapur duke blerë vota në Podgorie. Këta kërkojnë të mashtrojnë qytetarët, fermerët , traktoristët. Konflikti u shmang por stafi i Topçiut më erdhën nga mbrapa duke më intimiduar dhe ofenduar.

Topçiu: Nuk e quaj tension sepse është absurde që një deputet i parlamentit shqiptar të hyjë në një vend ku ne po punojmë me njerëzit. Është një moment ku ne fushat elektorale kemi një problem me traktoristet që prej kohësh kërkojnë tu regjistrojnë mjetet dhe morëm shkase që zv/ministrja, drejtori i përgjithshëm i transporteve rrugore do të regjistrojë mjetet me probleme me dokumentacionin, ishte një apel për gjithë që të bëjë një deklarim për atë çka atë kanë probleme. Nuk u fol për vota, vota është e fshehtë secili mund të votojë për kë të dojë dhe kemi ndërhyrje si mund të ketë parlamenti deputet të tillë.

Kemi bërë njoftim gjithë njësive administrative që ata që kanë probleme me mjetet traktoriste, i njoftuam të bëjnë vet deklarim çfarë ka mjeti i tyre dhe kaq.

Nuk i kam qejf incidentet nuk jam pjesë e tyre. U bëj thirrje të gjithëve të jenë të qetë. Nuk më erdhi mirë kur njerëzit e morën mbrapsht deputetin në mes të sheshit, nuk shkon në Shqipëri, u bëj thirrje për qetësi, le te votojnë për njeriun që punon.

Top Channel