Ambasadorja greke në komisariatin e Vlorës, kërkon informacione për të arrestuarin Fredi Beleri (Pamje)

12/05/2023 14:37

Sapo ka mbërritur në Vlorë, ambasadorja greke i është drejtuar Komisariatit të qytetit, ku ka pyetur për të arrestuarin Fredi Beleri.

Gazetari Mikel Marsi mëson se Konstantina Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtori i policisë mbi gjendjen e të ndaluarit, me arsyetimin se është qytetar grek.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Alfred Beleri u arrestua pak minuta pas mesnate, në restorantin e tij dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.

Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Top Channel