Emri i djalit të Rihannas më në fund është zbuluar pasi ajo e mbajti të fshehtë për gati rreth vit.

DailyMail.com ka marrë ekskluzivisht një kopje të certifikatës së lindjes së djalit të vogël, duke zbuluar se ai quhet RZA Athelston Mayers.

35-vjeçarja wshtw e lidhur me ASAP Rocky, dhe emri i djalit lidhet me emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të Klanit Wu-Tang.

Rihanna duket se ka lënë të kuptohet për emrin e djalit të saj pas lindjes së tij më 13 maj të vitit të kaluar, pasi ajo ka veshur shumë herë veshjet e Klanit Wu-Tang që nga lindja.

Fansat kohët e fundit kishin spekuluar se djali i vogël mund të ishte quajtur Noah, por kishte pak të dhëna për emrin e tij të vërtetë.

RZA-së iu dha emri i dytë i babait të tij, Athelston.

Rihanna dhe Rocky janë në pritje të një fëmije tjetër, të cilën ajo e bëri publike kur shfaqi barkun e rrumbullakosur gjatë performancës së saj në Super Boël më 12 shkurt në Glendale të Arizonas.

Rihanna dhe ASAP Rocky kanë qenë miq dhe bashkëpunëtorë për më shumë se një dekadë, madje kanë marrë pjesë së bashku në tapetin e kuq vitet e fundit, por vetëm nga fundi i vitit 2020 ata u bënë zyrtarisht çift.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel