I duhet të zëvendësojë Busquets, Inteligjenca Artificiale i dhuron pesë opsione Barcelonës

11/05/2023 18:08

Pas 15 vitesh me fanellën e Barcelonës, Sergio Busquets lajmëroi se ky do të jetë sezoni i fundit me katalanasit.

Tashmë në moshën 34-vjeçare, mesfushori është vendosur në ndjekje të një eksperience të re e cila me shumë mundësi do ta gjejë larg Europës. Drejtuesve blaugranë u lind detyra për të “piketuar” zëvendësuesin e spanjollit teksa një “dorë” klubit ia jep edhe Inteligjenca Artificiale.

Nëpërmjet kompanisë Olocip, sipas Inteligjencës Artificiale në qarkullim janë vetëm pesë mesfushorë që mund ta zëvendësojnë në mënyrën e duhur Busquets. Të përzgjedhurit janë Martin Zubimendi i Real Sociedad, Declan Rice i Ëest Ham, Ibrahim Sangare i PSV, Edson Alvarez i Ajax si dhe Orkun Kokcu i Feyenoord.

Sipas Inteligjencës Artificiale, ai që i përafrohet më shumë Busquets është Zubimendi që ka një ngjashmëri prej 86% me lojtarin e Barçës, ndërsa më pas vijnë Declan Rice e Sangare me 85% Alvarez me 83% dhe në fund Kokcu me 69% teksa turku 22-vjeçar cilësohet si një lojtar me tipare të theksuara ofensive./ SuperSport

Top Channel