FOTO/ Tifozët kuqezi nderojnë Skënder Halilin, vendosin në tribunë banerin e legjendës së Kombëtares dhe Tiranës
Turqia nuk po mund të ngrejë kokë në këtë edicion të Nations League. Skuadra turke pësoi një tjetër humbje, e pesta në 5 ndeshje të luajtura me trajnerin Sergen Yalcin që debutoi në mënyrën më të hidhur në pankinën e kombëtares turke.
Ajo që ia shkaktoi disfatën këtë radhë Turqisë ishte Belgjika me rezultatin 2-1. Kjo e Red Devils ishte një fitore e arritur me përmbysje dhe e vendosur që në pjesën e parë
Ishte Turqia ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje teksa në minutën e 20 shënoi me Arda Guler që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, Reagimi i Belgjikës ishte i shpejtë me Red Devils që vetëm 7 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Kevin De Bruyne që u shërbye saktë nga Jeremy Doku. Skuadra e Van Bommel që kishte marrë kontrollin e lojës, nuk vonoi shumë dhe në të 30 përmbysi shifrat duke marrë avantazhin në 2-1 me golin e De Ketelaere që shfrytëzoi një asisit te De Cuyper.
Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan në fushën e lojës dhe shifrat mbetën 2-1 për skuadrën belge që pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Turqia mbetet me 0 pikë. Në ndeshjen tjetër të Nations League, Armenia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e saj ndaj Qipros.
Top Channel