Argjentina, pa Lionel Messin, por me Lionel Scalonin, trajneri rinovon deri në 2030

12/11/2026 19:41

Lionel Scaloni do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren argjentinase. Trajneri rinovoi kontratën me skuadrën Albiceleste deri në vitin 2030 dhe zyrtarizimi u bë në prag të ndeshjes me Uruguaji.

Kontrata e Scalonit me nënkampionët e botës i skadonte në muajin dhjetor të këtij viti dhe ndonëse flitej për largimin e tij nga kjo detyrë, në fund ai vendosi të qëndrojë dhe të krijojë një cikël të ri te 3 herë kampionët e botës, një cikël ku nuk do të jetë më Lionel Messi.

Lionel Scaloni e mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2018 kur zëvendësoi Jorge Sampaolin. Në mungesa të alternativave të vlefshme dhe duke parë serinë e rezultateve pozitive, në fund Scaloni u konfirmua në postin e tij.

‘Është një ditë shumë speciale dhe shumë e rëndësishme për AFA-tha presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia-po bëjmë të ditur rinovimin e kontratës me Lionel Scalonin dhe stafin e tij teknik deri në vitin 2030. Do të jetë trajneri me më shumë Botërorë. Bilardo ka qenë në 2, po ashtu edhe Menotti. Scaloni do të drejtojë Argjentinën në 3 edicione të Kupës së Botës. Është pjesë e një projekti të përbashkët. Kemi pritshmëri, edhe pse e dimë që vijmë nga një epokë jo normale, sepse vijmë me fitore. Duhet të vazhdojmë të përgatisim të rinjtë, të mbrojmë futbollin në mënyrën më të mirë të mundshme’.

Me Lionel Scalonin Argjentina fitoi Copa America në 2021, Botërorin e Katarit në 2022 dhe Copa America në 2024. Askush nuk ka bërë më mirë se ai, me trajnerin që ka lënë pas dy figura historike të kombëtares argjentinase si Bilardo dhe Menotti. Tani sfida e Scalonit është që të ruajë nivelin e lartë të skuadrës argjentinase që e arriti gjatë 8 viteve të fundit.

‘Nuk do të jetë e lehtë të përsërisësh diçka të tillë-tha Scaloni-njerëzit identifikohen me këtë kombëtare, është e frikshme. E frikshme në kuptimin e mirë’.

Top Channel