Ngeci në shkurre pas një aksidenti me makinë, australiania mbijeton me një shishe verë

08/05/2023 19:23

Një grua 48-vjeçare mbijetoi pesë ditë e bllokuar në shkurre në Australi duke ngrënë ëmbëlsira dhe duke pirë një shishe verë.

Lillian Ip u nis në atë që ishte menduar të ishte një udhëtim i shkurtër të dielën, duke udhëtuar nëpër shkurre të dendura në shtetin Victoria.

Por ajo mori një kthesë të gabuar dhe automjeti i saj u bllokua në baltë. Ip – e cila nuk pi – kishte vetëm një shishe verë në makinë pasi po planifikonte ta jepte si dhuratëpër nënën e saj.

Pas pesë netësh e bllokuar ajo u zbulua nga shërbimet e urgjencës të premten.

“Gjëja e parë që më erdhi në mendje, isha duke menduar ‘ujë dhe një cigare’,” tha zonja Ip për 9News Australia. “Faleminderit zotit, policia kishte një cigare.”

“Mendova se do të vdisja atje. I gjithë trupi im u bllokua të premten,” tha ajo, duke shtuar se ishte gati të dorëzohej.

Ndërsa humbi shpresën për t’u gjetur e gjallë, ajo i shkroi një letër familjes së saj duke thënë se i donte ata.

Zonja Ip u gjet rreth 60 km larg qytetit më të afërt dhe për shkak të problemeve shëndetësore ajo nuk ishte në gjendje të ecte larg kështu që qëndroi me makinën e saj, tha policia e Victoria.

Ajo u dërgua në spital për t’u trajtuar për dehidrim, por që atëherë është kthyer në shtëpi në Melburn.

Top Channel