Përparimi është në pension prej vitesh edhe për shkak të një aksidenti në punë ku humbi dorën.

Por ai duket se nuk e ndjen mungesën e një gjymtyre aq jetike si dora as kur bëhet fjalë për punë fizike. Prej më shumë se 10 vjetësh ai grumbullon dhe sjell në qytet për të shitur atë që i jep natyra përreth fshatit dhe majat e maleve, çajin, rigonin, sherebelën, trëndafilin, manaferrat dhe shumë lloje bimësh e rrënjësh të egra.

Por tani është sezoni i kërmillit kështu që Përparimi shpenzon disa orë sa zbardh dita për ti mbledhur kermijtë e më pas niset nga njësia Antigone për ti shitur në Gjirokastër.

I lidhur që në fëmijëri me punën dhe tokën Përparimi mendon se njeriu ka shanse të pafundme për të siguruar një jetesë të mirë mjafton të mos heqë dorë prej tyre.

Në çdo stinë natyra na dhuron ushqim, shërim dhe zgjidhje tregon Përparimi. Kërmijtë do të mbarojnë bashkë me pranverën dhe do të vijë sezoni i frutave të egra. Për të puna mbi të gjitha është një mënyrë jetesë, një sfidë për ti provuar vetes se ja ka dalë.

Më shumë se 100 familje nga fshatrat që rrethojnë Gjirokastrën e kanë zgjidhur jetesën duke shitur në mënyrë ambulante atë që sigurojnë prej kopshteve dhe natyrës.

Top Channel