Krimet seksuale, 70 raste të reja këtë vit/ Psikologët: Mund të jenë më shumë, por nuk denoncohen
Gjykata e Lartë është kthyer për herë të parë në një galeri arti.
Ekspozita e titulluar “Drejtësia në sytë e një piktori”, është organizuar me rastin e 110 vjetorit të krijimit të këtij institucioni dhe do të qëndrojë e hapur e hapur për publikun në ambientet e jashtme të gjykatës, në datat 5 dhe 6 maj 2023.
Përveç pikturave, ekspozita ofron për publikun edhe një sërë dokumentash historike të siguruara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në të cilat pasyrohen foto dhe akte që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110 vjeçare të Gjykatës së Lartë.
Ekspozita është punuar nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollat 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”.
Top Channel