
Një poster i Partisë Socialiste është dëmtuar në hyrje të Rrëshenit.
Posterit me fotot e ish kryeministrit Sali Berisha, aleatit të tij Ilir Meta, bashkëshortes së tij dhe deputetes Monika Kryemadhit, kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike Enkelej Alibeaj dhe Belind Këlliçit, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tiranën i ëshë vënë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Policia nuk ka të dyshuar për këtë akt, ndërsa ky poster me diçiturën “Non grata, Këta nuk meritojnë më asnjë shans” është i vetmi në zonë që është dëmtuar.
Në rrugën që të çon në Rrëshen ka dhe billborde të tjerë me postera elektoralë të sponsorizuar nga maxhoranca, por të cilët nuk janë prekur. Për ngjarjen që ndodh 9 ditë para zgjedhjeve vendore nuk ka reaguar asnjë subjekt politik.
Ngjarje të tilla kur grisen apo shkatërrohen posterat elektoralë janë përmendur shpesh në raportet e vëzhguesve të huaj në të kaluarën, si incidente zgjedhore apo akte që kanë shkaktuar tensione gjatë fushatës.
Top Channel