Vodhën 200 atlete me vlerë 13 mijë dollarë, por padashur morën vetëm të këmbës së djathtë 

04/05/2023 14:25

Tre persona hynë në dyqan në qytetin qendror të Huancayo dhe morën më shumë se 200 atlete – por të gjithë ishin për këmbën e djathtë.

Pronari i dyqanit vlerëson se ato kanë një vlerë prej më shumë $13,000.

Përpjekja e çalë për një grabitje fitimprurëse u kap nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë kriminelët që thyejnë drynin në qepenat e dyqanit në mes të natës dhe duke përdorur një biçikletë me tri rrota për të marrë kuti me atlete të markave të ndryshme.

Shefi i policisë lokale Eduan Díaz tha për mediat peruane: “Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur këpucë vetëm nga këmba e djathtë. Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t’i lokalizojmë ata individë”.

Top Channel