60 persona janë arrestuar dhe 11,049 artefakte të vjedhura janë mundur të rikuperohen sërish, pas një superoperacioni ndërkombëtar kundër tregut të zi të artit në 14 vende evropiane. Nga këto, 13 objekte arkeologjike u sekuestruan nga posta në Bosnje dhe Hercegovinë.
Operacioni me emrin Pandora VII u drejtua nga Guardia Civil e Spanjës, me mbështetjen e Europol dhe INTERPOL, njoftoi Europol.
Gjatë operacionit janë kryer disa mijëra kontrolle në aeroporte, porte dhe pika kufitare të ndryshme, si dhe në shtëpi ankandesh, muze dhe shtëpi private. Si pjesë e Pandora VII, dy javë patrullime kibernetike u organizuan në maj dhe tetor të vitit të shkuar, me mbi 8,495 kontrolle nëpërmjet internetit. Po ashtu, u sekuestruan 4017 sende të vjedhura.
Rreth 130 hetime janë ende në vazhdim, me konfiskime dhe arrestime të tjera që priten teksa agjentët në mbarë botën kërkojnë për ata që prishin dhe shkatërrojnë trashëgiminë kulturore.
Pandora VII çoi në rikuperimin e objekteve të vjedhura si më poshtë:
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Vendet që morën pjesë në Pandora VII ishin: Austria, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Qipro, Greqia, Irlanda, Italia, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Europol luajti një rol kyç në zbatimin e të gjithë operacionit, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe duke ofruar mbështetje analitike dhe operacionale.
INTERPOL, përmes sistemit të tij të sigurt të komunikimit I-24/7, ka lidhur vendet e Ballkanit dhe Bashkimin Evropian pjesëmarrës në shkëmbimin e informacionit. Operacioni Pandora, i cili filloi për herë të parë në vitin 2016, kryhet çdo vit nën Platformën Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT).
Top Channel