E ftuar në “Fun Club”, mbrëmjen e djeshme, Keisi Medini ka folur për marrëdhënien që ka pasur me Kristin, para Robert Aliaj.

Ajo shprehet se Kristi është një djalë që respekton vajzat dhe i lë hapësirën. Keisi nuk ka shuar shpresat se marrëdhënia e tyre ka përfunduar brenda shtëpisë së “Big Brother”, ajo thotë se nëse Kristi i shkruan pasi të dalë, patjetër që do pranojë që të takohen.

Keisi Medini: Unë e respektova shumë vendimin e Kristit, se nuk jemi mësuar ne këtu në Shqipëri që të shohim një djalë që të respektojë vajzën dhe t’i lërë hapësirat e saj. Unë i thashë nuk dua të vazhdoj më, ndoshta kur të dalim jashtë do jetë më bukur, më ndryshe, këtu nuk mundem, jam shumë konfuze, shumë gjëra dhe ai më tha në rregull, mund të rrimë dhe si shokë, ndoshta ishte pak e sikletshme, pastaj ndodhën dhe këto gjërat e tjera. Por që unë mund të them që kam qenë shumë reale, publiku e ka parë këtë gjë, unë që ditën e parë që kam hyrë aty brenda, kam 100% reale, si në atë lidhje, njohje.

Megi Pojani: Do e presësh me kënaqësi një mesazh nga Kristi në momentin kur të dalë.

Keisi Medini: Unë kam thënë, kur të dalë nëse më shkruan… tani nuk e di.

Top Channel