Petrit Vuksani, 51 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mesditën e së martës, në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbeg” dhe viktima ishte i vetëm në shtëpi kur autori i dyshuar, Leke Vuksani, është futur në banesë dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Shkaku i ngjarjes mes dy personave nga Dukagjini,  me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare, dyshohet se është një konflikt për paratë e qerasë së banesës.

Petrit Vuksani, jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe prej një muaji ishte kthyer në vendlindjen e tij. Banesën në lagjen “Skenderbeg” ia kishte lëshuar me qira, personit që dyshohet se i mori jetën, Lekë Vuksanit.

Ai i ka kërkuar autorit paratë e qirasë së disa muajve, dhe tja lirojë banesën, por ky i fundit ka debatuar me të.

Pas konfliktit të vazhdueshëm, Lekë Vuksani është larguar nga shtëpia, duke u rikthyer me një arme zjarri. Autori i dyshuar është futur në banese dhe e ka gjetur të vetëm qiradhënësin, duke e qëlluar për vdekje.

Më pas ai është larguar me shpejtësi por policia ka arritur ta identifikoje dhe e ka shpallur në kërkim.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA