Mori një automjet përmes mashtrimit, arrestohet në Tiranë 22-vjeçari nga Shkodra

25/04/2023 13:54
Ilustruese

Një 22-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pas ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

Në pranga ka rënë i riu E.S., pasi i ka marrë me qira një automjet, shtetasit F. M., ka bërë vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshje.

Automjeti që kishte marrë 22-vjeçari është gjetur ngfa policia.

Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrimi” ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Top Channel