“Lola s’do të mund ta festojë më ditëlindjen”, historia tragjike e vrasjes së 2-vjeçares nga njerku

25/04/2023 17:47
Kyle Bevan dhe Sinead James

Një nënë dhe partneri i saj “përbindësh” janë burgosur për vdekjen e vajzës dy vjeçare të gruas.

31-vjeçari Kyle Bevan u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Lola James, vajzës së partneres së tij, në Haverfordwest, Pembrokeshire të Anglisë me një dënim minimal prej 28 vitesh, sipas Sky News.

Nëna e Lolës, Sinead James, u dënua me gjashtë vite për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së saj. Vdekja ndodhi më 17 korrik 2020, ndërsa e mitura vdiq katër ditë më vonë.

Ekspertët mjekësorë vunë re 101 lëndime në trupin e saj, duke përfshirë edhe dëmtimin e rëndë të trurit.

Gjykatësi Justice Griffiths tha se ishte i sigurt që Bevan “ishte përgjegjës për sulme të shumta ndaj fëmijëve përpara se të vriste Lolën”.

“Ai [Bevan] nuk tentoi të kërkonte ndihmë urgjente, ai nuk e zgjoi mamin e Lolës. Në vend të kësaj ai u përpoq të mbulonte gjurmët e tij”, shtoi gjyqtari.

Para dënimit, gjyshja e Lolës, Nicola James, iu drejtua drejtpërdrejt Bevanit, duke i thënë: “Më shiko mua Kyle”. Ai mezi reagoi dhe nuk tregoi asnjë shenjë pendimi, ndërsa James ishte mes lotësh.

“Nuk ka asnjë moment të asnjë dite që të mos mendoj për Lolën”, tha James. “Lola ishte gati tre vjeç kur u vra, e kishte gjithë jetën përpara. Ajo kurrë nuk do të rritet, nuk do të plaket kurrë.”

Gjykata dëgjoi se Lola ishte një “vajzë e vogël simpatike, e qeshur”.

James e përfundoi deklaratën e saj duke folur përsëri drejtpërdrejt me Bevan në bankën e të akuzuarve.

“Kyle. Ti i ke marrë jetën e pafajshme mbesës sime”, tha ajo. “Ti e vrave Lolën time dhe i ke shkatërruar familjen”.

Daniel Thomas, babai i Lolës, tha se vajza e tij ishte “aq e ndritshme sa dielli”, në një deklaratë të lexuar në emër të tij.

“Lola nuk do të ketë një ditëlindje tjetër, nuk do të ngasë biçikletë apo nuk do të dëgjojë historinë e saj të preferuar”, tha ai.

“Nuk do ta takoj kurrë vajzën time si adoleshente apo grua”.

Ai tha se i mungonte vajza e tij “çdo ditë”.

Bevan pretendoi se Lola kishte rënë nga shkallët pasi qeni i familjes, një bulldog amerikan  e shtyu atë.

Gjatë gjyqit, Sinead James e quajti Bevan një “përbindësh” që “duhet të kalbet në ferr”.

“Nëse do ta kisha nxjerrë nga shtëpia, vajza ime do të ishte ende gjallë sot”, tha ajo.

Gjyqtari e përshkroi nënën e Lolës si “shumë të penduar” dhe “me të vërtetë të shkatërruar” për vdekjen e saj.

Gjatë gjyqit katër-javor në Gjykatën e Swansea Croën, juria dëgjoi se si Lola u vra ndërsa Sinead James ishte duke fjetur lart.

Ajo tha se Bevan e kishte zgjuar rreth orës 7:20 të mëngjesit për t’i thënë se Lola kishte rënë nga shkallët dhe se qeni “e kishte shtyrë”.

Ajo u tha operatorëve 999 se fytyra e Lolës ishte “e fryrë” dhe ajo ishte “me të vërtetë e frikësuar” pasi e gjeti atë në divan.

Policia besonte se Bevan ishte përpjekur të pastronte banjën pasi kishte futur Lolën atje,  pasi pjesa tjetër e shtëpisë ishte përgjithësisht e pistë .

Hetuesit gjetën një ngjyrë gri në një cep të dhomës së ndenjes. NSPCC Cymru ka bërë thirrje që mbrojtja e fëmijëve të bëhet një “prioritet kombëtar” pas vdekjes së Lolës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA