“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Zamira Durda ishte përgatitur për të dëgjuar pretencën që do shpallte SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Por prokurorët e posaçëm nuk janë ende gati pasi trajnimet dhe hetimet e tjera ua kanë ngarkuar agjendën.
Se çfarë qëndrimi do të mbajë SPAK dhe sa burg do të kërkojë për Fatmir Mediun nuk dihet ende. Shkak u bë edhe mungesa e dy prej prokurorëve që seanca të dështojë.
Megjithatë avokati i ish-funksionarit që çështja e Gërdecit po e ndjek ndër vite, i kërkoi gjykatës që çështja të pushohet si e parashkruar.
Të njëjtin qëndrim, mbrojtja e përsëriti edhe para medias.
Nëna e Erison Durdës shpërtheu para trupës gjyqësore me shprehjen ‘ Duam drejtësi’, ndërkohë që para medias qëndroi e heshtur.
Në pragun e gjykatës të kthyer në tribunën ku palët rrëfejnë versionet e tyre, Dorian Matlia si përfaqësues i viktimave të tragjedisë apeloi sërish.
Top Channel