Një makinë në lëvizje ka marrë flakë në afërsi të fshatit Memëlisht të Pogradecit.

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T. u përfshi nga flakët.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel