“Për paratë ruse ta ndalojmë zhvillimin e qytetit?”, Rama nga Kavaja ironizon opozitën: Është mbytur anija

15/04/2023 11:28

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë këtë të shtunë.

Ai nuk i ka kursyer ironitë për opozitën, duke i quajtur dy hije ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta.

Rama: Më kujtohet si ishte Kavaja kur ne morëm detyrën që dukej që në hyrje një vatër e dëshpërimit të harresës, rrënimit, i kam para syve pamjet e Kavajës dhe të gjithë punën përpjekjet, projektet për të nisur ndryshimin e saj të madh. Ata (opozita) nuk kanë mundur të shprehin asnjë shembull se dinë të kujdesen për një qytet, për një fshat. Të vetmin problem që patëm ne me Kavajën nuk ishin si të bëjmë një projekt më shumë, si të bëjmë një kopsht më shumë, por si të krijojmë diçka të re, si të kemi edhe më shumë pastërti në bregun turistik të Kavajës, të vetmin problem që kishim ishin lejet në rërë. Përsëri bashkia e Kavajës u vu në dispozicion të një grupi dhe Kavaja u rikthye tek pisllëku, as plehrat nuk mblidheshin më. Dua t’u them atyre që ka shumë ndryshim nëse fëmijët dalin në një qytet të pastruar apo që janë plehrat nga të katër anët, ka shumë ndryshim nëse fëmijët shkojnë në një shkollë të mirë ndërtuar, apo një shkollë të mirë ndërtuar por jo të mirëmbajtur. Dy hijet i degjeneruan bashkitë. Janë dy hije që nuk e duan Kavajën për ta bërë më të bukur, nuk i duan bashkitë për t’i bërë më të bukura, le të dalë njeri e të më thotë një bashki, e ke gabim. Ndoc Rrokun, asgjë. Kush ia jep votën e pret veten biletën për të ec mbrapsht, shkoni kthehuni në shtëpi duke ec mbrapsht. Shkoni siç jeni filloni mbrapsht. Akoma ka njerëz që e vënë në diskutim, nuk do ta shohësh me sy Edi Ramën? Më e thjeshta në botë, fik televizorin. Të shkosh për të ngarku dru dhe të kesh alamet gomerësh si puna jonë dhe të marrësh qen për të ngarku drru?! Kjo është historia e thjeshtë kush i ngarkon drutë dhe kush i çon drutë në vend. Kush zgjidhet është shërbëtor i atij që zgjedh. Punën se kanë ditur kurrë, thonë futëm Shqipërinë në NATO, Shqipërinë në NATO e futi Amerika që sot me Shqipërinë  e vazhdon e bën NATO, por ata s’do me i pa me sy dhe e thotë publikisht që për Amerikën janë ‘non grata’. Si i bëhet kësaj pune? Do kthehemi prap në kohën hajde brenda tek bunkeri dhe ta kenë parasysh të gjithë që edhe të duam ne nuk bashkëpunojmë dot me ata që dalin nga një votë në drejtim mbrapsht. Ecën qyteti përpara po si ta ndalojmë për çfarë?  Për paratë ruse ta ndalojmë? Se janë llafe janë llafe, por po bëhen shumë llafe po dalin dhe kontot bankare, që po vijnë si ato shishet që sjell deti kur mbytet anija, po është mbyt anija, vetëm këtu në Kavajë dhe vende të tjera se kanë marrë vesh që është mbyt anija, o demokrat është mbyt anija. ça do bëni tani Robinson Kruzo i vetëm?

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA