Pas barazimit 2-2 në Anfield me Arsenal, Liverpool në ndeshjen e radhës në Premier League udhëton drejt Leeds për t’u ndeshur me vendasit e Leeds United.
Në konferencën për shtyp, trajneri Jurgen Klopp foli rreth merkatos së verës duke vënë theksin se klubi nuk mund të plotësojë të gjithë dëshirat e tifozëve pasi e ka të pamundur të transferojë gjashtë lojtarë që kushtojnë nga 100 milionë sterlina secili.
“Nuk e kuptoj pse duhet të flasim për lojtarë të cilët nuk i kemi në organikë (Bellingham). Nuk jemi një klub i cili mund të blejë gjashtë lojtarë me vlerë 100 milionë sterlina në një merkato të vetme, duhet të mbështetemi te puna. Nuk jemi fëmijë. Kur një fëmijë pesëvjeçar e pyesin se çfarë kërkon si dhuratë, thotë menjëherë një Ferrari.
Por, ti si prind i thua se është shumë e vështirë dhe se nuk mund ta përballosh. Nëse fëmija do të mërzitej sepse nuk mori një Ferrari, atëherë do të kalonte një jetë vërtet të trishtuar. Por, e vërteta nuk është kështu. Ne do të bëjmë maksimumin për të arritur rezultatet që duam dhe kemi si objektiv, por ka momente gjatë një sezoni ku duhet të pranojmë të vërtetën”, u shpreh Klopp./ Super Sport
Top Channel