Juventus-Sporting është një nga katër sfidat çerekfinale të Europa League.
Ruben Amorim, trajneri i skuadrës portugeze, vlerëson kundërshtarët italianë dhe homologun Allegri. 38-vjeçari theksoi gjithashtu se presioni është në anën e bardhezinjve.
Por, ata do të kenë më shumë presion se ne, pasi duan me çdo kusht ta fitojnë këtë kompeticion për të siguruar kualifikimin në Champions. Ata kanë një trajner ekspert. Fitorja në Torino do të ishte shumë e bukur, por skuadra që do të kualifikohet do të vendoset në 180 minuta.
Do të luajmë futbollin tonë, vijmë nga një periudhë e mirë. Duhet të jemi perfekt ndaj Juves. Nevojitet përqendrim maksimal, pasi Juventusi është një skuadër e ndryshme nga Arsenali.
Italianët kanë më shumë eksperiencë, ata janë një skuadër që lëviz dhe luan shumë mirë mes linjave”, theksoi trajneri portugez. Sportingu eliminoi Arsenalin dhe tani synon të befasojë edhe “Zonjën e Vjetër”.
Top Channel