Formacionet e Feyenoord-Roma, Mourinho ndryshon skemën

13/04/2023 19:10

Duelet çerekfinale të Europa League nisin me Feyenoord-Roma, sfidë që fillon në orën 18:45 dhe do të transmetohet në SuperSport 2.

Trajnerët Slot dhe Jose Mourinho kanë zgjedhur titullarët e përballjes që do të zhvillohet në “De Kuip”. Marash Kumbulla qëndron në stol, me shpresën për të marrë minuta gjatë takimit.

Këto dy skuadra u përballen mes tyre në finalen e sezonit të kaluar në Conference League, që u zhvillua në Tiranë.

Takimi i luajtur në “Air Albania”, u fitua 1-0 nga verdhekuqtë italianë, të cilët fituan trofeun falë golit të Nicolo Zaniolos.

Ndërkohë, në të njëjtin orar përballen edhe Gent me West Ham, sfida e parë çerekfinale e Conference League. Takimi do të transmetohet në SuperSport 3.

FORMACIONET E FEYENOORD-ROMA

FORMACIONET E GENT-WEST HAM

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA