Europa dhe Conference League/ Luhet “finalja” e Tiranës, Roma-Feynoord në fushë dhe Juve e Man United

13/04/2023 15:53

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen ndeshjet e radhës së kupave të Europës, duke filluar me Europa League dhe Conference League.

Çerekfinalet e kompeticionit të dytë europian për nga rëndësia, premtojnë spektakël, duke nisur prej orës 18:45 me sfidën Feynoord – Roma. Pas gati 11 muajsh rikthehet finalja historike e Tiranës, por tani në Europa League. Holandezët kanë një mundësi të artë për hakmarrje dhe në këtë sfidë vijnë në momentin më të mirë të tyre. Kryesuesit e Eredivisies janë në rrugën e duhur për të triumfuar edhe në kampionatin holandez. Në anën tjetër, Roma kërkon të triumfojë sërish në një kompeticion europian që për nga rëndësia vlen më shumë se Conference League. Në orën 21:00 do të luhen edhe dy sfida të tjera.

Man United – Sevilla mund të konsiderohet pa dyshim ndeshja më e fortë e këtij raundi në Europa League. Pas triumfit në “Carabao Cup”, “Djajtë e Kuq” synojnë të fitojnë një tjetër trofe në Europa League, por nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë në çerekfinale do të kenë ekipin ekspert të këtij kompeticioni. Sevilla është klubi që ka triumfuar më së shumti në Europa League, 5 herë dhe do të tentojë sërish ta rikthehet te fitimi i trofeut. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Juventus vs Sporting Cp. Italianët pësuan humbje në sfidën e fundit në Serinë A përballë Lazios dhe tani kualifikimi në Champions League mbetet shumë i vështirë për t’u arritur nga kampionati. Prandaj rruga e vetme mbetet triumfi në Europa League, që mungon prej vitit 1993.

Të gjitha ndeshjet e Europa league dhe Conference league dë të keni mundësinë t’I ndiqni në paketën Supersport të platformës Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA