Besimtarët katolikë festojnë Pashkën/ Festa e ringjalljes, më e rëndësishmja në kalendarin e krishterë

09/04/2023 14:20

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Pashkën. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.

Mesnata solli lajmin e gëzuar se Krishti u ngjall, e të gjithë besimtarët katolikë përcollën urimet për më shumë paqe e shpresë. Festimet e Pashkës kanë nisur me meshën e shenjtë të së shtunës e përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës, ku në tryezën e familjes nuk mungojnë buka e pashës dhe vezët e kuqe.

 “Urojmë për të gjithë shqiptarët Gëzuar Pashkët. Më shumë dashuri e harmoni me njëri tjetrin.”

“Të gjithë njerëzve, qofshin të krishterë apo myslimanë ju uroj më të mirat. Paqe në të gjithë botën, të ndalet lufta edhe krishti të bashkojë të gjithë refugjatët në sofrat e nënave”, thanë besimtarët.

Dëshira e besimtarëve mori edhe më zë gjatë fjalës së kreut të kishës katolike në Shqipëri, im zot Arjan Dodaj.

 “‘Falë Krishtit jemi bërë më të fortë sesa nata. Sa shumë dëshirojmë ta ndezim këtë zjarr në natën e errët. Që nxiti korrupsionin, të largimit të të rinjve, dhunën ndaj grave. Sa dëshiroj të ndez një zjarr të ri që të mos kenë një utopi në familje, që të kenë sa më shumë fëmijë e të kenë një shtëpi. Gratë shikojnë tek varri te nxitura nga dashuria për zotin.

Zoti nuk është në varr, as në kujtesë, Zoti është para nesh e na prin me hirin e tij, të aftë që të rilindim. Edhe ne, duke rikujtuar pagëzimin tonë, ripërtërijmë reformat tona pagëzimore. Di, të rifilloj me gjeste shpresës sa themelore që sistemi i jetës politike, drejtësisë, shëndetit dhe arsimit të ketë vetëdijen që përgjegjësia s’është administrative dhe kushtetuese por ndërgjegje. Sa fisnike e delikate e kësaj përgjegjësie që ju ka besuar Zoti. Në këtë natë, dritës së vogël, por fitimtare i jemi bashkuar për të ndjekur Jezusin që na paraprin. Në vigjilent  e pashkës përjetojmë shpërthimin e britmës plot gëzim se është mundur vdekja”, tha imzot Arjan Dodaj.

Lutjet e bekimet në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit të krishterë u përhapën jo vetëm në katedralen e Shën Palit në Tiranë, por kudo në qytetet e tjera të Shqipërisë me meshat e organizuara.

Edhe politikanët shqiptarët morën kohë këtë të diel për të reflektuar e uruar besimtarët për dashuri të pafundmi e jetë të gëzueshme.

FOTO GALERI
5/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA