Po planifikonte sulme në Europë, SHBA vret liderin e ISIS-it

04/04/2023 13:24

Ushtria amerikane njoftoi eleminimin e një udhëheqësi të lartë të grupit xhihadist Shteti Islamik, i cili konsiderohet se ishte duke planifikuar sulme në Europë.

Aydd Ahmad al-Jaburi është vrarë në Siri, edhe pse zonën e saktë, Komanda Qendrore amerikane nuk e zbuloi. Gjatë sulmit, nuk ka pasur asnjë viktimë në radhët e civilëve, theksohet në njoftim.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se një person humbi jetën nga një sulm më dron në rajon veriperëndimor të vendit, të kontrolluar nga opozita. Organizata e Helmetave të Bardha shkroi në Twitter se një dron i paidentifikuar kishte lëshuar një raketë ndaj një burri në periferi të qytetit Kili, në provincën Idlib.

“Ekipet tona u përgjigjën dhe e dërguan personin e plagosur në spitalin e Bab Al-Hawa, ku ai ndërroi jetë”, thanë drejtues të saj.

Media opozitare Step News citoi burime lokale ta identifikonin personin si  Khalid Abdullah al-Khulaif, një xhihadist i njohur nga provinca lindore e Deir al-Zour. Një tjetër portal opozitar sirian, Enab Baladi, shkruan se al-Khulaif kishte mbërritur në zonë 10 ditë përpara dhe se kishte qenë duke folur në telefon në momentin që është shënjestruar nga një raketë Hellfire.

Sipas Komandës Qendrore amerikane, vdekja e tij do të çorinetojë për momentin aftësinë e ISIS-it për të organizuar sulme jashtë kufijve, por nuk përmendi saktësisht se çfarë goditjesh kishte planifikuar grupimi i rrezikshëm në Europë dhe në cilat vende.

Top Channel