“O Zot, o Zot!” Mes lotësh, momenti kur i afërmi identifikon viktimën e shtrirë në tokë, kundërshton policët

13/05/2024 13:58

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit këtë të hënë, ku është ekzekutuar me armë një polic.

Mësohet se viktima Novrus Cenalia nuk ka qenë në shërbim në momentin që është ekzekutuar. Ai ishte me origjinë nga Tropoja.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel