Prej disa orësh RENEA dhe FNSH në kërkim të autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, ja ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

13/05/2024 20:43

Policia e Fierit, RENEA dhe FNSH prej disa orësh vijojnë kërkimet dhe krehjen e zonës, për lokalizimin dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit që ekzekutoi me armë efektivin e forcave “Shqiponja”.

Gazetarja Dorjana Berzat bën me dije se një operacion është duke u zhvilluar në fshatin Pojan, pranë fshatit Baltëz ku ndodhi vrasja, pasi dyshohet se Azgan Mernica fshihet aty.

Ndërkohë policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për kapjen e vrasësit të Novrus Cenalia.

Top Channel