Përpjekjet disa vjeçare të Shqipërisë, përfshi fjalën historike të kryeministrit Edi Rama vitin e shkuar në Asamblenë e Këshillit të Europës, për t’i hequr Shqipërisë dhe Kosovës, akuzat monstruoze të senatorit Dick Marty po shpërblehen.
Është kryeministri Edi Rama ai i cili tregoi për zhvillimin më të ri në zhbërjen e akuzave se gjatë pushtimit serb të Kosovës, UÇK në Shqipëri ngriti dy baza për trafik organesh.
“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore Shqipëri-Kosovë. Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”,shkruajti Rama.
Mocioni për një rezolutë të në Këshillin e Europës vjen një vit më pas nga miratimi në Parlamentin e Shqipërisë me 125 vota të një rezolute ku konsideroheshit të pabaza pretendimet e ngritura nga një reporteri i asamblesë së Këshillit të Europës.
Pjesë e rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë ishte edhe kërkesa që Këshilli i Evropës të rishikojë aktin e miratuar prej tij.
Gjetjet e pa mbështetura në fakte e prova të senatorit Dick Marty u kthyen dhe u miratuan si rezolutë nga Këshilli i Europës në vitin 2011.
Kjo rezolutë shërbeu më pas në ngritjen e “Dhomave të specializuara për Kosovën” njohur si Gjykata Speciale e Kosovës e cila vuri nën akuzë kupolën drejtuese të UÇK-së ndaj së cilës këtë të hënë në Hagë nisi procesi gjyqësor.
Top Channel