Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar të regjistrojë listën e kandidatëve për këshill bashkiak në Tiranë të Frontit të Majtë të Marko Dajtit.
Arsye për këtë është bërë mosplotësimi i kuotës gjinore. Sakaq, vetë komunisti Marko Dajti – njëherazi kryetar i Frontit të Majtë – do të jetë kandidat për kryetar Bashkie me firmë të demokratit Flamur Noka.
Miqësia me Nokën ka bërë Dajti të harrojë ideologjinë komuniste dhe ti japë një dorë mikut të tij demokrat për të kompensuar votat që do i rrëmbejë kandidati i PD-së zyrtare Roland Bejko.
Armiku i armikut tim është miku im, ky rregull i pashkruar duket se zë vend në bashkëpunimin e komunistëve dhe Sali Berishës në zgjedhje. Strategjia e Berishës duket si taktikë e vjetër politike për ti hequr vota të majtëve në betejën për kryeqytetit në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2011, kur Lulzim Basha fitoi Bashkinë e Tiranës falë edhe votave të kreut të komunistëve Hysni Milloshi, të cilat luajtën një rol përcaktues në fitoren e ngushtë të Bashës ndaj Ramës.
Top Channel