Që në nisje të betejës së tij për tu rikthyer në  krye të PD Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për instalim të monizmit, por me komunistët  zgjodhi të bëjë vetë aleancë.

Kryetari i Frontit të Majte, komunisti Marko Dajti do te jete kandidat për kryetar Bashkie me firme te demokratit Flamur Noka.

Armiku i armikut tim është miku im, ky rregull i pashkruar duket se zë vend në bashkëpunimin e komunistëve dhe Sali Berishës ne zgjedhje.

Miqësia me flamur Nokën ka bërë Dajti të harrojë ideologjinë komuniste dhe ti japë një dore mikut te tij demokrat  për të kompensuar votat që do i rrëmbejë kandidati i PD zyrtare Roland Bejko.

Strategjia e Berishës duket  si taktike e vjetër  politike për ti hequr vota te majtëve në betejën për kryeqytetit në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2011, kur Lulzim Basha fitoi Bashkinë e Tiranës falë edhe votave të kreut te komunistëve Hysni Milloshi, te cilat luajtën një rol përcaktues në fitoren e ngushte të Bashës ndaj Ramës.

Por, llogaritë  elektorale nuk duken shumë optimiste për demokratët te cilët luftën  më shumë sesa me rivalin socialist Erion Veliaj apo aktivistin  Arlind Qorri , e kane brenda llojit. Në fushëbetejën për kryeqytetin do zbresin 3 kandidat te djathte Belind Kelliçi qe ka bekimim e Berishes dhe Metës, Roland Bejko që garon nën siglën e PD zyrtare.

Së fundmi në lojë është futur dhe një ish deputete demokratë Lajla Pernaska e cila synon  të marrë vota  nën te marre siglën e PDIU.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA