Kamarierët e resortit e dhunuan, truproja e goditi me thikë, si u vra turisti portugez në Ksamil. Badiguardët punonjës policie dhe burgjesh nuk reaguan Një 32 vjeçar vënë në pranga pasi në bashkëpunim me një tjetër person ka kryer një vjedhje në fshatin Dukat i Ri.
Dy bashkëpunëtorët kanë qenë të maskuar dhe të pajisur me kallashnikov, ku vodhën një shumë parash në zyrën e një firme ndërtimi dhe më pas janë larguar me automjet. Vjedhja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme .
32 vjeçari S. C., banues në Fier rezulton se është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Automjeti i përdorur dhe për kryerjen e vjedhjes dhe një celular janë sekuestruar nga policia, në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 32 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Outsider”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, në fshatin Dukat i Ri. Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum, si dhe nga strukturat hetimore të DVP Vlorë. Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov, vodhën një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje. Policia sekuestron automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti. Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit S. C. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel