“Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë?”/ Veliaj: Asnjë demokrat i Vorës nuk pranoi të përfaqësojë ata që shkaktuan Gërdecin

02/04/2023 16:21

Demokratëve në Vorë u vjen turp të përfaqësohen nga shkaktarët e Gërdecit dhe të identifikohen me ata që financohen nga shkaktarët e luftës në Ukrainë.

Kështu u shpreh Erion Veliaj gjatë takimit me socialistët e Vorës, ku ftoi këdo që të votojë kandidatin Blerim Shera për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie.

“Para se të vija këtu, një nga miqtë që përqafova ishte Geraldo Durda, i cili humbi vëllain e tij të vogël në Gërdec. Partia që organizoi Gërdecin me djalin e Saliut dhe baxhanakun e Saliut e ka të pamundur sot të gjejë një kandidat nga Vora, se çdo demokrati i vjen turp të identifikohet me Gërdecin, i vjen turp të identifikohet me Monikën dhe Ilirin, i vjen turp të identifikohet me Rusinë.

Por mos e humbni shpresën, është nder dhe privilegj të identifikoheni me Blerim Sherën dhe Partinë Socialiste. Ky është opsion më i mirë se sa të sëkëlldisesh me turp edhe me kokën ulur. Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë! Si mund të votohet një forcë politike që vetëm bastis, vetëm tradhton dhe vetëm shkel në besë. Si mund të votohet dhe duhet t’i thuhet demokratëve, një forcë që financohet nga rusët. Si mund të votohen njerëz që Vorën e shohin vetëm si tranzit ku shkojnë rrugës për në Lalëz,” u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA