Robert Aliaj sulmon Kristin? /Artisti: Loja e tij jo perfekte, kanë bërë shumë gabime

02/04/2023 15:59

Në rubrikën “Trotuar”, ka qenë në një lidhje direkte Robert Aliaj i cili është pyetur se si e sheh Kristin brenda shtëpisë së Big Brother.

Ai tregon se Kristi nuk është perfekt dhe nëse ai  do kishte ndjekur shembull e Robertit do i kishte nxjerrë të gjithë jashtë.

Robert Aliaj: Kristi më social të bëhej në disa momente, sigurisht e shoh dhe unë Kristin jo perfekt. Kristi ndoshta duket perfekt aty për arsye se aty brenda ka një klimë shumë agresive dhe jo perfekte. Kristi është djalë i edukuar një njeri që nuk të fyen, i ka këto gjëra Kristi.

Nevina Shtylla: E kanë akuzuar pak që mundohet të ndjekë modelin tënd, qëndron pak në hijen e Robertit që ne të gjithë njohim dhe ndjek pak shembullin tënd dhe mundohet të shfaqë të njëjtën gjë edhe aty në Big Brodher. E ke parë dhe ti të njëjtën gjë?

Robert Aliaj: Ai po të kishte ndjekur modelin tim, do kishin dalë të gjithë jashtë aty.Me aq sa kam parë kanë bërë shumë gabime. Luizi e filloi me shumë gabime, e filloi shumë keq, unë po të isha aty do ishte bërë nami.

Top Channel