Të arrestohesh sepse në makinë policia të gjen një tufë me çaj mali, e kujton se ti je përdorues kanabisi.

Kjo i ka ndodhur një emigranti shqiptar, në Angli kur fugoni i tij u ndalua për një kontroll të rastësishëm. Të pa mësuar me erën e çajit të malit, policët anglezë kujtuan se kishin  të bënim me një tufë kanabisi.

Histori e  53-vjeçarit Agim Agaj  pasqyruar të Premten nga tabloidi britanik The Sun. Për këtë ngjarje, gazetari Ed Southgate kishte  zgjedhur si titull CHARCOS, si për ta përafruar ngjarjen me trafikantët e drogës, që njihen si Narcos.

Agim Agaj u mbajt për plot 15 orë në stacionin e policisë në zonën Dorset. Kryeministri Edi Rama komentoi ngjarjen me nota të forta qortuese. “Ne të gjithë e dimë përgjigjen” thotë Edi Rama por thotë se çfarë është e pasigurt, lidhet me mikun e tij kryeministrin Rishi Sunak se si ai do ta kishte trajtuar ai këtë nëse një qytetar anglez do të arrestohej në Shqipëri për pasje të çajit anglez dhe të akuzohej si shitës droge.

Kjo situatë e Agimit thotë kryeministri Ramë është dëshpëruese dhe ata të cilët e vunë nën hetim, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me kaq në kërkesën drejtuar Rishi Sunak me të cilin u takua vetëm një javë më parë në 10 Downing Street.

Rama: Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh.

Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime dhe jo me fjalë, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak  do ta përballonte nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA