![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/arber-hoxha_sd-800x450.jpg)
07/02 20:06
Bayern Munchen-Borussia Dortmund e këtij sezoni vjen më e zjarrtë se kurrë. Dy skuadrat më të forta gjermane, po garojnë fort për fitimin e titullit kampion.
Verdhezinjtë e Terzic kryesojnë me një pikë më shumë se kampionët në fuqi, dhe sot do të luajnë për dy rezultate në Bavari.
Ndërkohë, Bayerni është më i karikuar se kurrë, edhe prej faktit që në stol do të debutojë Thomas Tuchel.
Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e Der Klassiker, që do të transmetohet në SuperSport 2 (18:30).
Top Channel