Pagesat ruse për Monika Kryemadhin, shihen nga socialistët tha Taulant Balla, si një aferë e paralajmëruar pesë vite më parë.

“Si ka mundësi që na doli bashkëshortja ish-presidentit e cila na përfitoka përqindje fitimi, si i thonë këta avokatët nga një biznes ose nga një ortakëri me rusë. Paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar nëpër llogari bankare, sepse unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër se si u ka rënë ndërmend kompanive të lidhura me Vladimir Putin të paguajnë përqindje apo të transferojnë para në llogaritë të cilat janë me emrin e bashkëshortes së Ilir Metës“- tha Balla.

Krahas detyrimit për llogaridhënie nga zonja Kryemadhi, Taulant Balla pati edhe një apel.

“Përse këto ruse po paguajnë këto para. Thirrja është për organet e drejtësisë jemi subjekt i i deklarimit dhe kontrollit të pasurive çdo qindarkë që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë”

Asamblesë socialiste të Mallakastrës Taulant Balla i tha:

“Mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash. Një aleancë rublash që mos u habisni kurrë historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes atij privatizimit të korruptuar gjatë qeverisjes Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA