Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin Shqipëria Live tha se duhet të dalë në skenë një “Dumani 2” që të zbardhet sulmi terrorist në Top Channel.

Ai theksoi se goditja e një TV kombëtar të madh si Top Channel jep një sinjal për të gjithë.

Bregu: Një prej rasteve më të rënda sa mund të qëllohet edhe mbi një institucion të tillë, Top Channel është TV më i madh në vend, kur e godet atë ke dhënë një sinjal për të gjithë. Media në kohën e saj për shkak se kanë ceduar pushteti organizativ i cili është pushteti kryesor, media, media ka qenë gjithmonë pushteti i parë, ku e kanë gjetur njerëzit të drejtën, në media, është një goditje jo thjesht një institucioni si TV, është një goditje ndaj një pushteti. Ç’rëndësi ka nëse shkon në Top apo vend tjetër. Për të gjetur këtë ngjarje do na duhet një “Dumani 2”, deri kur të vijë, ka një procedurë, të mos jem shumë pesimist, kur të kthehet një përgjigje në laborator shkencor, kur të kthehet pa një rezultat konkret, do presim një “Dumani 2” që do të vijë pas 5 vitesh.

Top Channel u trondit nga një sulm terrorist pak minuta pas mesnatës të së dielës, ndërsa prej vrasësit janë ende të lirë.

Tre persona të organizuar si grup kriminal pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, përbëjnë një rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok.

 

Top Channel