Foto Ilustruese

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë pasditen e sotme në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Mjeti me drejtues E.Ll., i cili ka marrë flakë në ecje e sipër, është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe ishte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel