Organizatori i plantacionit me drogë në Malësinë e Madhe është lënë i lirë sot, pasi gjykata i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sipas Gjykatës, nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi. Veshtaj ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provës në ketë fazë fillestare të hetimit të kësaj çështjeje.

Plantacioni i drogës u zbulua dy ditë më parë në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t’u mbjellë në tokë.

Një gropë e krijuar ndër vite nga firmat që kanë marrë inerte në afërsi të qytetit të Koplikut dhe pak metër në anë të rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit, shfrytëzohej për kultivimin e rreth 8000 fidanëve kanabis sativa. Pas aksionit të policisë, një ditë më parë, u arrestua Nesti Velaj, i njohur edhe si Ernest Veshtaj.

Top Channel