Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një i mitur 12-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, ku automjeti tip “Benz” me drejtues V. V., ka përplasur një 12-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I  mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel