Banorët kanë folur sot me të afërmit e tyre për të marrë një konfirmim rreth vijimit të rrugëtimit në “Big Brother VIP”.

Ata kanë hyrë me radhë në dhomën e surprizave, ku kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.
Luizi zhvilloi një telefonatë me mamanë e tij, e cila i tha se duhet ta vazhdojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, deri në fund.

“Jam krenar për ty. Jeta vazhdon. Ëndrra vazhdon. Ai qoftë mirë me Zotin atje ku është. Ti vazhdo, na ke bërë krenarë. Njerëz të mirë e të këqij ka gjithandej. Ti me bekimin e Zotit dhe lutjen e babait dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarisë ti mbaj premtimin që ke dhënë”, u shpreh Angjelina Ejlli, mamaja e konkurrentit.

Pas këtij komunikimi ai u largua i përlotur nga dhoma e surprizave.

Gjatë spektaklit të së martës banorët e “Big Brother VIP” u lajmëruan për sulmin terrorist që ndodhi në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.

Ata u tronditën shumë, nga kjo ngjarje, por iu tregua se do tu mundësohej një telefonatë me personat e afërt për të bërë një zgjedhje nëse duan ta vazhdojnë ose jo rrugëtimin.

Top Channel